Donis Avdijaj ka realizuar gol për skuadrën e Hartbergut.
Por goli i Avdijajt nuk i mjaftoi Hartbergut pasi të shtunën mbrëma u mposht në shtëpi nga Austria Klagenfurti me rezultatin 3:2.
Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit austriak.
28-vjeçari Avdijaj e realizoi golin e epërsisë për vendësit në minutën e 12-të.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari te skuadra e tij.
Avdijaj në 27 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 12 asistime.
Hartbergu ka 26 pikë në pozitën e tetë.
Austria Klagenfurti e zë vendin e nëntë me 21 pikë.