Dardan Shabanhaxhaj ka realizuar supergol të shtunën pasdite në elitën e futbollit rus.
Shabanhaxhaj e realizoi golin e fitores për Rubin Kazanin në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës.
Kazani fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Lokomotivës së Moskës në kuadër të javës së 24-t.
Shabanhaxhaj me një superlëvizje në mesin e fushës la prapa disa futbollistë dhe e realizoi golin e fitores në minutën e 51-të.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i miri te skuadra e tij.
Mirlind Daku u paraqit deri në minutën e 81-të te Rubin Kazani.
Për 23-vjeçarin Shabanhaxhaj ishte goli i pestë këtë edicion. Ka kontribuar edhe me dy asistime.
Lokomotiva e Moskës renditet në pozitën e gjashtë me 41 pikë.
Rubin Kazani ka pesë pikë më pak dhe e zë vendin e shtatë.
1-0 Shabanhaxhaj pic.twitter.com/lGJErivS0l