Futboll

Gol nga korneri dhe dy asistime, Neymari gjen shkëlqimin te Santosi

Neymar Jr.

Superylli brazilian, Neymar, po shkëlqen te Santosi.

Të dielën mbrëma realizoi gol me goditje nga korneri dhe bëri dy asistime në fitoren 3:0 të Santosit ndaj Inter de Limeira. Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të kampionatit “Paulista”.

Në gjashtë paraqitje për Santosin, Neymari ka dy gola e tri asistime. 

Kthimi në formë i Neymarit është i rëndësishëm edhe për tifozët braziliani. Ata presin që 33-vjeçari ta udhëheqë përfaqësuesen në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.