Futboll

Derbi në “Fadil Vokrri” mbyllet baras

p

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Dritës.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën pasdite në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfundoi baras 1:1.

Arb Manaj shënoi në minutën e 39-të për epërsinë e Dritës, kurse golin e barazimit për Prishtinën e shënoi Leotrim Kryeziu. Ai shënoi golin e barazimit me kokë në minutën e 89-të.

Drita është ngritur në vendi ne dytë me 22 pikë, sa ka edhe lideri Ballkani dhe Malisheva në vendin e tretë.

Prishtina mbetet në pozitën e katërt me 20 pikë.

Drita ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohet ndeshja e mbetur në mes të Dritës dhe Suharekës.


Prishtina barazon rezultatin

(18:48) - Skuadra e Prishtinës ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Dritës.

Golin e barazimit 1:1 e shënoi sulmuesi Leotrim Kryeziu. Ai realizoi me kokë në minutën e 89-të.


Drita në epërsi pas pjesës së parë

(17:53) - Sulmuesi Arb Manaj ka shënuar golin e epërsisë për Dritën kundër Prishtinës, në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës në futboll.

Manaj shënoi golin e epërsisë së Dritës në minutën e 40-të. 

Ai shënoi pas topit të kthyer nga portieri i Prishtinës, Ardit Nika. 

Nika priti gjuajtjen e Besnik Krasniqit. 

Ndeshja Prishtina – Drita po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Gol në “Fadil Vokrri”

(17:43) - Sulmuesi Arb Manaj ka shënuar golin e epërsisë për Dritën kundër Prishtinës, në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës në futboll.

Manaj shënoi golin e epërsisë së Dritës në minutën e 40-të. Ai shënoi pas topit të kthyer nga portieri i Prishtinës, Ardit Nika.

Nika priti gjuajtjen e Besnik Krasniqit. Ndeshja Prishtina – Drita po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.