Futboll

Gol e dy asistime, Sejdiu shkëlqen në Finlandë

Arlind Sejdiu

Arlind Sejdiu ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të Hakas për këtë vit. 

Haka të mërkurën e fitoi 3:1 ndeshjen e parë të Kupës së Ligës ndaj KTP-së, ndërsa 23-vjeçari ishte më i miri në fushë. 

E realizoi një gol dhe kontribuoi me dy asistime në fitore. 

Ai shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 25-të për 1:0. 

Më pas asistoi në golin për 2:0 në minutën e 53-të, dhe në minutën e 60-të për 3:1. 

Sejdiu e kompletoi ndeshjen për Hakan, që në Grupin A të Kupës së Ligës në Finlandë, ka tri pikë në vendin e parë pas një ndeshje të luajtur.