Futboll

Gol e asistim nga Hadërgjonajt në Turqi

Florent Hadergjonaj

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, e mbylli ndeshjen ndaj Trabzonsporit me gol dhe asistim. Por skuadra e tij Alanysaspori humbi të dielën nga Trabzonspori me rezultat 4:3. Ndeshja Trabzonspor – Alanyaspor i takoi javës së 33-të të Superligës së Turqisë.

Alanyaspori është në vendi ne 16-të me 34 pikë. Po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit turk. Trabzsonspori zë vendin e shtatë me 45 pikë.

Hadërgjonaj fillimisht shënoi gol nga penalltia në minutën e 45-të, ndërsa asistoi në golin për 4:3 në minutën e 52-të.

Në 28 ndeshje, Hadërgjonaj 30-vjeçar ka shënuar katër gola dhe ka asistuar pesë herë. Ai ka shënuar një gol edhe për Kupë të Turqisë.