Fisnik Asllani ishte protagonist në të dyja golat që Elversbergu, skuadra e kategorisë së dytë të futbollit gjerman, i shënoi të premten mbrëma në udhëtim te Karlsruheri, në ndeshjen e xhiros së tretë.
Por kontributi i tij nuk ka mjaftuar, pasi Elversbergu pësoi disfatë 3:2.
Asllani, që luajti deri në minutën e 74-t, asistoi në golin për 1:1 në minutën e 30-të, ndërsa shënoi gol pas një ore lojë për 2:2.
Elversbergu ka dy pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Karlsruheri i dyti ka shtatë pikë.