Isnik Alimi luajti prej minutës së 68-të por ndihmoi fitoren 4:0 të Sepsit ndaj Hermannstadtit, të dielën në xhiron e 12-të të kampionatit rumun.
Mesfushori i Maqedonisë së Veriut shënoi për 3:0 nga penalltia dhe më pas asistoi për 4:0.
Alimi hyri në vend të Sherif Kallakut dhe u vlerësua me notën më të lartë. Ai ka dy gola e dy asistime në 12 paraqitje.
Sepsi është në mesin e tabelës.