Futboll

Goditje e rëndë për Cityn para ndeshjes me Realin

Manuel Akanji

Mbrojtësi Manuel Akanji do të duhet të operohet në kofshë për shkak të një telashi muskulor dhe pritet të jetë jashtë fushës së gjelbër për 10 javë.

29-vjeçari Akanji që aktivizohet rregullisht te Manchester City, u lëndua në humbjen 3:2 në shtëpi nga Real Madridi në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut në “Champions”.

“Ai do të operohet të shtunën. Tetë deri në 10 javë do të jetë jashtë fushës”, ka thënë trajneri Pep Guardiola të premten.

Lëndim po në atë ndeshje ka pësuar edhe Jack Grealish dhe pritet të mungojë ndaj Neëcastle Unitedit në Premier League.

Mbrojtësi që përfaqëson Zvicrën, Akanji, ka qenë titullar në 20 prej 24 ndeshjeve të Premier Leagues në edicionin aktual, nga 30 sa i ka zhvilluar në të gjitha garat.

City është i pesti në Premier League.