Kjo ndeshje do të jetë e veçantë pasi në finalen në New York, për herë të parë do të jetë një amerikan pas 18-vjetësh.
Andy Roddick ishte amerikani i fundit që e ka fituar titullin në këtë Grand Slam.
Ai triumfoi në vitin 2003.
Roddick ishte edhe amerikani i fundit që kishte avancuar deri në finale të garës, por ishte mposhtur nga Roger Federer në vitin 2006.
Fritz e mposhti në çerekfinale Alexander Zverevin 3:1 në sete, 7:6, 3:6, 6:4 dhe 7:6.
Ndërkohë, Tiafoe avancoi tutje pasi fitoi ndaj kundërshtarit, Grigor Dimitrov, i cili e ndërpreu ndeshjen pas lëndimit.
Tiafoe ishte duke udhëhequr 6:3, 6:7, 6:3 dhe 4:1 kur bullgari u tërhoq për shkak të lëndimit muskulor.