Futboll

Gjini do t’i bashkohet Ballkanit

Elmando Gjini

Elmando Gjini

Skuadra nga Superiorja e Shqipërisë, Teuta të martën ka njoftuar se Elmando Gjini do t’i bashkohet kampionit të Kosovës në futboll, Ballkanit. 

“Teuta njofton për arritjen e marrëveshjes me Ballkanin për transferimin e Elmando Gjinit në kampionatin Kosovar të futbollit. Transferimi i mbrojtësit 21-vjeçar është arritur të martën. Klubi dëshiron të falënderojë Gjinin për kontributin dhe emocionet që na dhuroi me fanellën e Teutës dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re”, ka shkruar Teuta në rrjetet sociale. 

Gjini iu bashkua Teutës në janar të këtij viti nga skuadra italiane, Genua Weitere. Karrierë ka bërë edhe te të rinjtë e Genoas, Bolognas dhe Brommas.