Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, e shënoi golin e parë në ndeshjen Shakhtar – Atalanta.
Për Gjimshitin ishte ndeshja e 21-të në Ligën e Kampionëve dhe goli i parë për të në garën elitare për klube.
Por ai ka qenë i pafat të mërkurën mbrëma në Gelsenkirchen, aty ku po zhvillohet ballafaqimi i xhiros së dytë të fazës së ligës së Championsit.
Ai realizoi për 1:0 në ndeshjen që Atalanta po e fiton në udhëtim te Shakhtar Donetsku ukrainas.
Gjimshiti e kompletoi pjesën e parë, ndërsa nuk u kthye në fushë në pjesën e dytë.
“Football-Italia” ka raportuar se ai ka pasur probleme në ijë, dhe u zëvendësua nga Mario Pashaliq.
Atalanta është duke fituar 3:0, ndërsa ka kaluar një orë lojë.