Futboll

Gjimshiti në dyshim për ndeshjen ndaj Juventusit

Berat Gjimshiti

Mbrojtësi Berat Gjimshiti mund të jetë mungesë e madhe për skuadrën e Atalantas për ndeshjen ndaj Juventusit. 

Atalanta të martën nga ora 20:45 do të takohet me Juventusin në ndeshjen e mbetur të javës së 19-të të Serie A. 

Skuadrat nuk e zhvilluan ndeshjen për shkak të paraqitjes në Superkupën e Italisë të cilën e fitoi Milani duke e mposhtur në finale Interin me rezultatin 3:2. 

“Gazzetta dello Sport” të hënën ka raportuar se Gjimshiti është në dyshim për t’u paraqitur ndaj Juventusit për shkak të lëndimit që e pësoi në fundjavë në ndeshjen ndaj Udineses. 

31-vjeçari Gjimshiti u detyrua që të bënte dhjetë qepje në vetullën e djathtë pas lëndimit në ndeshjen e kaluar.