Berat Gjimshiti dhe Atalanta e kanë marrë vetëm një pikë në përballjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve ndaj Celticut skocez.
Italianët dhe skocezët të mërkurën mbrëma barazuan pa gola në ndeshjen e luajtur në “Geëiss Stadium”, në Bergamo.
Atalanta dominoi në ndeshje por nuk arriti të realizonte gol. Gjimshiti e kompletoi ndeshjen. Për Atalantan ishte barazimi i dytë, ndërsa e ka edhe një fitore dhe ka pesë pikë. Celticu ka katër pikë në tri ndeshje të luajtura.