Futboll

Gjimshiti fiton, Vojdova lëndohet

Gjimshiti

mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka zhvilluar një tjetër paraqitje të mirë për Atalantan që fitoi 3:2 të dielën ndaj Fiorentinas, në kuadër të javës së katërt të Serie A të Italisë. Gjimshiti u vlerësua me notën 7.3 në fitoren dytë të Atalantas.

Por e diela nuk ishte pozitive për mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvoda. Ai luajti vetëm 20 minuta në barazimin pa gola të Torinos kundër Lecces.

Vojdova u zëvendësua për shkak të lëndimit të muskulit të majtë.

Për Leccen deri në fund të ndeshjes luajti Ylber Ramadani, kurse Medon Berisha u zëvendësua në minutën e 70-të.