Skuadra e Gjilanit e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Të hënën, Gjilani e mposhti në shtëpi Feronikelin 74 me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të elitës së futbollit kosovar.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Në minutën e tretë, sulmuesi Senad Jaroviq realizoi për 1:0. Ndërsa në fund të pjesës së parë për 2:0, realizoi Sabit Bilalli.
Gjilani ka edhe dy barazime dhe dy humbje.
Ndërsa Feronikeli 74 është pa fitore dhe renditet në pozitën e fundit në tabelë.