Skuadra e Gjilanit e ka shënuar fitoren e dytë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Të dielën në kuadër të xhiros së shtatë, Gjilani në shtëpi e mposhti Prishtinën me rezultatin 2:1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 22-të me golin që e realizoi Albin Krasniqi.
Por skuadra e Gjilanit reagoi shpejt dhe në minutën e 36-të i barazoi shifrat me golin e Kushtrim Shabanit.
Besir Ramadani në minutën e 82-të realizoi për 2:1 dhe ia siguroi tre pikët skuadrës së Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu ka edhe tri humbje dhe një barazim këtë edicion.
Për Prishtinën ishte disfata e dytë në gjashtë ndeshje të zhvilluara. Ka edhe tri fitore dhe një barazim.
Gjilani në epërsi ndaj Prishtinës
Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës në minutën e 82-të. Goli u realizua nga Besir Ramadani.
Baras pas pjesës së parë në ndeshjen mes Gjilanit e Prishtinës
Pjesa e parë e ndeshjes së javës së shtatë të Superligës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar baras.
Prishtina kaloi në epërsi me anë të Albin Krasniqit në minutën e 22-të, ndërsa Kushtrim Shabani barazoi në minutën e 36-të.