Futboll

Gjilani rikthen Taipin

Shqiprim Taipi,

Mesfushori me tipare defensive, Shqiprim Taipi, është rikthyer sërish te skuadra e Gjilanit.

Gjilani të premten në mbrëmje e ka zyrtarizuar rikthimin e Taipit.

Taipi me Gjilanin ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.

27-vjeçari Taipi më 28 mars u transferua te Gjilani nga skuadra e Kazakistanit, Kaspiy Aktau, si futbollist i lirë.

Por në muajin qershor, Taipi zgjodhi që sërish ta vazhdonte karrierën në Kazakistan por te një skuadër tjetër, Zhetysu.

Dhe në afatin kalimtar të këtij muaji, Taipi, vendosi që sërish të luajë për Gjilanin.

Ai karrierë ka bërë edhe te Shkëndija, Kukësi, Skënderbeu, Prishtina, Shkupi, dhe te Horizonti.