Futboll

Gjilani ia shkakton Suharekës humbjen e katërt rresht

Gjilani

Gjilani ia ka shkaktuar Suharekës humbjen e katërt rresht në të gjitha garat.

Gjilanasit të shtunën e fituan ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll, që u zhvillua në stadiumin me bar sintetik në Suharekë, 2:1.

Suhareka në Kupë u mposht nga Prishtina, ndërsa edhe dy humbje tjera në Superligë i pësoi nga Dukagjini dhe Drita.

Senad Jaroviq ishte i saktë për epërsinë 1:0 të Gjilanit, kur realizoi nga penalltia në minutën e 42-të.

Për 1:1 realizoi Endrit Krasniqi, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Por, në minutën e 54-t, Gjilani realizoi edhe një herë tjetër.

Edi Basha shënoi për 2:1 dhe për golin e fitores në minutën e 54-t.

Ai gjuajti nga distanca dhe falë edhe reagimit jo të mirë të portierit kundërshtar, Oytun Ozdogan, ia siguori pikët e plota ekipit të tij.

Gjilani ngjitet në pozitën e katërt me 31 pikë, dy më shumë se Prishtina që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Suhareka në pozitën e gjashtë mbetet me 26 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj me një ndeshje më pak të luajtur.


Basha realizon nga distanca, reagim jo i mirë i portierit

Futbollisti i krahut i Gjilanit, Edi Basha, ka shënuar gol për 2:1 në të mirë të Gjilanit, në udhëtim te Suhareka.

Basha në minutën e 54-t gjuajti nga distanca dhe e realizoi golin e katërt të edicionit. Ai i ka edhe katër asistime.

Gjuajtja ishte e fortë por qendrore, ndërsa reagimi i portierit Oytun Ozdogan, nuk ishte më i miri i mundshëm.


Baras në Suharekë pas pjesës së parë

Mesfushori Endrit Krasniqi e ka shënuar golin e parë me fanellën e Suharekës.

Ai i barazoi shifrat në 1:1, në duelin ndaj Gjilanit që po luhet në stadiumin me bar sintetik në Suharekë.

Krasniqi shënoi me gjuajtje vollej nga zona, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Për Gjilanin në minutën e 42-të nga penalltia realizoi Senad Jaroviq.

Me rezultatin 1:1 është mbyllur pjesa e parë.

Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli 74 – Dukagjini.


Gjilani në epërsi

Senad Jaroviq e ka kaluar në epërsi Gjilanin në ndeshjen në udhëtim te Suhareka. 

Jaroviq realizoi nga penalltia në minutën e 42-të. 

Ndeshja i takon xhiros së 22-të.