Ndeshja e dy skuadrave që synojnë shmangien e barazhit, ajo mes Gjilanit dhe Feronikelit 74, është mbyllur baras.
Gjilani dhe Feronikeli 74 të shtunën barazuan 1:1, në ballafaqimin që u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan.
Senad Jaroviq shënoi në minutën e tretë për epërsinë e Gjilanit, kurse Bachare Razack e vendosi rezultatin final të takimit në minutën e 36-të.
Mysafirët luajtën pa Razackun prej minutës së 75-të, pasi sulmuesi i Feronikelit 74 u përjashtua me të kuq.
Gjilani mbetet në vendin e shtatë me 34 pikë, kurse Feronikeli 74 në vendin e tetë ka 31 pikë.
Në xhiron e 31-të, Gjilani e pret Ballkanin kurse Feronikeli 74 luan në shtëpi kundër Malishevës.
