Ardian Ismajli është prej mbrojtësve me paraqitjet më të mira këtë edicion në Serie A.
Ismajli është pjesë e Empolit dhe këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje në të gjitha garat.
“Turkiye Gazetesi”, ka raportuar të hënën se gjiganti turk, Galatasaray, ka shprehur interesim që t’i sigurojë shërbimet e reprezentuesit të Shqipërisë.
Mësohet se Galata së shpejti do të bëjë ofertë për Ismajlin.
28-vjeçari Ismajli me Empolin ka kontratë deri në verë.
Ai te gjiganti turk mund ta zëvendësojë Victor Nelssonin i cili pritet të largohet në afatin kalimtar të verës.
Për Ismajlin kanë shprehur interesim edhe skuadra si Napoli, Juventus dhe Beshiktash.
Ismajli pësoi lëndim muskulor të dielën në disfatën që e pësoi Empoli nga Juventusi me rezultatin e thellë 4:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit italian.
Ai u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 59-të.