Futboll

Gjiganti kroat interesohet për Cissokhon e Lirisë

Mamadou Cissokho

Gjiganti kroat i futbollit, Dinamo Zagreb, ka shprehur interesim për futbollistin e Lirisë së Prizrenit, Mamadou Cissokho, ka mësuar KOHA të premten. 

Cissokho te Liria u transferua në formë huazimi nga Manisa turke, ndërsa ka qenë prej më të mirëve te ekipi prizrenas. Pavarësisht paraqitjeve të tij të mira, Liria nuk e siguroi mbijetesën në Superligë.

Senegalezi Cissokho 23-vjeçar, që luan si mesfushor defensiv, por edhe si qendërmbrojtës e mbrojtës i krahut të djathtë, ka marrë edhe vëmendjen e Partizanit të Beogradit dhe disa skuadrave tjera. 

Ai për Lirinë në edicionin aktual ka zhvilluar 13 paraqitje.

LEXO EDHE: