Futboll

Gjermania nuk pritet ta ftojë Hummelsin dhe Goretzkan

Mats Hummels & Leon Goretzka

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, nuk pritet t’i përfshijë në listën përfundimtare për Evropian, mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Mats Hummels dhe mesfushorin e Bayern Muenchenit, Leon Goretzka. Kështu ka shkruar “Bild” të martën.

Siç raporton gazeta e madhe gjermane, mbrojtësi Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit, Jonathan Tah i Bayern Leverkusenit, Aleksandar Pavloviq i Bayernit dhe portieri i Bayernit, Manuel Neuer, janë prej emrave të konfirmuar për Evropianin që mbahet po në Gjermani.

Nagelsmann do ta publikojë të enjten listën përfundimtare, por në listën prej 26 lojtarëve nuk pritet të jenë edhe Hummels dhe Goretzka. Hummels është një nga lojtarët kryesorë të Dortmundit, kurse me Goretzkan, Nagelsmann ka punuar te skuadra e Bayernit. Hummels për Gjermaninë i ka 78 ndeshje, derisa Goretzka i ka të zhvilluara 57 ndeshje.

Gjermania ndeshjen hapëse të Evropianit do ta ketë me Skocinë, më 14 qershor. Me Hungarinë do të përballet më 19 qershor, ndërsa ndeshjen e fundit në grup do ta ketë kundër Zvicrës, më 23 qershor.