Futboll

Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale, kalon Italinë

Gjermani

Gjermania është gjysmëfinalistja e parë e Ligës së Kombeve.

Në çerekfinale, Gjermania e eliminoi Italinë, ndaj të cilësi shënoi një fitore dhe kishte një barazim.

Pas fitores 2:1 të enjten në Milano, Gjermania barazoi 3:3 me Italinë të dielën mbrëma në Dortmund.

Joshua Kimmich shënoi pas gjysmë ore lojë nga penalltia për 1:0. Menjëherë në minutën e 36-të golin e dytë për gjermanët e realizoi Jamal Musiala. Ndërkohë Tim Kleindienst realizoi golin e tretë në minutën e 45-të.

Kimmich ishte asistues i golit të dytë dhe të tretë, duke kompletuar një ndeshje të madhe.

Moise Kean shënoi në minutën e 49-të dhe të 69-të për Italinë, që humbjen e evitoi me golin e shënuar në minutën e 95-të nga Giacomo Raspadori. Ai realizoi nga penalltia.

Me kualifikimin e Gjermanisë u bë e qartë që edhe turneu final i Ligës së Kombeve do të zhvillohet në këtë vend, në qershor.