Futboll

Gjermania ia vazhdon kontratën Rudi Vollerit

voller

Federata e Futbollit e Gjermanisë ia ka vazhduar edh për tre vjet kontratën drejtorit sportive të Përfaqësueses së Gjermanisë, Rudi Voller.

64-vjeçari do të qëndroj si drejtor sportive deri pas Evropianit 2028, njofton Federata të mërkurën. 

“Ekipi kombëtar dhe i gjithë stafi i Federatës më kanë qëndruar shumë afër. Sigurisht, Kampionati Evropian në shtëpi, por mbi të gjitha bashkëpunimi me Julian Nagelsmannin, luajti rol vendimtar. Unë mezi pres të vazhdoj rrugën që kemi marrë me Julianin dhe ekipin e tij deri në rrugën e ardhshme drejt Evropianit. Kemi bërë përparim të madh, por nuk jemi ende aty ku duam të jemi”, ka thënë Voller.