Gjeorgjia ka barazuar me Ukrainën në Grupin B1 të Ligës së Kombeve, aty ku është edhe Shqipëria.
Ballafaqimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Batumi u mbyll 1:1. Autogoli i Solomon Kvirkvelia i dha epërsinë mysafirëve në minutën e shtatë. Sfida u vendos me golin e Georges Mikautadzes, në minutën e 76-të.
Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Gjeorgjia ka shtatë pikë, kurse Ukraina e fundit ka pesë pikë.