Klaus Gjasula dhe futbollistët e tjerë që do të jenë pa kontratë me Darmstadtin e Bundesligës gjermane, do të përshëndeten me tifozët zyrtarisht të dielën. Kështu ka shkruar mediumi i madh gjerman “Kicker”.
Darmstadti në ndeshjen e parafundit të kampionatit, në shtëpi e pret Hoffenheimin.
Skuadra e futbollistit të Shqipërisë në sezonin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, pasi zë vendin e fundit me 17 pikë pas 32 ndeshjeve.
Në total janë 16 futbollistë që do të largohen në verë nga kjo skuadër.
Mesfushori defensiv, 34-vjeçari Gjasula, ka zhvilluar 20 ndeshje në edicionin aktual të Bundesligës.
Ai ishte transferuar te Darmstadti në gusht të vitit 2021 nga Hamburgu.
Gjasula karrierë në të kaluarën ka bërë edhe te Paderborni dhe disa skuadra të kategorive më të ulëta të futbollit gjerman.