Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar te Maqedonia e Veriut për ndeshjet e këtij muaji.
Selektori Blagoja Milevski të mërkurën shpalli listën për ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Uellsin, që u takojnë kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Pos kapitenit Enis Bardhi janë ftuar edhe Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Isnik Alimi, Agon Elezi e Lirim Qamili.