Ndeshja që dhuroi gjashtë gola ndërmjet Sassuolos dhe Milanit, është mbyllur baras, 3:3.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën, ndërsa i takoi xhiros së 32-të të elitës italiane të futbollit.
Andrea Pinamonti në minutën e katërt dhe Armand Lauriente në minutën e dhjetë shënuan për 2:0.
Më pas, Rafael Leao e ngushtoi epërsinë dhjetë minuta më vonë.
Lauriente shënoi tjetër gol në minutën e 53-të për 3:1.
Por ishin golat e Luka Joviqit në minutën e 59-të dhe Noah Okaforit në minutën e 84-t që i siguruan një pikë “rossonerëve”.
Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla nuk u inkuadruan te Sassuolo që ka 26 pikë në vendin e parafundit.
Milani i dyti në tabelë ka 69 pikë.