Menjëherë pas njoftimit për largim nga Milani, sulmuesi francez, Olivier Giroud ka vendosur për skuadrën e re.
Të hënën pasdite është raportuar që Giroud tashmë ka firmosur me skuadrën amerikane Los Angeles.
Marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në dhjetor të vitit 2025.
37-vjeçari ishte te Milani prej vitit 2021. Ka luajtur edhe për Chelsean, Arsenalin dhe skuadra të ndryshme në Francë.
Për Francën i ka 57 gola në 131 ndeshje.