Olivier Giroud ka treguar për takimin e parë me Zlatan Ibrahimoviqin kur u transferua në vitin 2021 te Milani.
“Është vetëm një mbret”, i kishte thënë Ibrahimoviqi sulmuesit francez.
Kjo dyshe ishte pjesë e Milanit që e fitoi “Scudetton”, dhe që të dy ishin vendimtar në ndeshje të ndryshme në atë sukses.
“A të kujtohet çfarë më ke thënë kur unë arrita në Milan? Më ke thënë se është vetëm një mbret në Milan dhe ai jam unë!”, ka thënë Giroud në një dokumentar për “Canal+”, shkruan “Football-Italia” të shtunën.
Ibrahimoviqi po ashtu ka theksuar se ka qenë shumë i lumtur me ardhjen e Giroudit nga Chelsea.
Giroud ka paralajmëruar largimin nga Milani dhe pritet të transferohet në ligën MLS në SHBA.