Futboll

Giroud njofton largimin nga Milani

Olivier Giroud

Sulmuesi francez, Olivier Giroud ka njoftuar të hënën se do të largohet nga Milani në fund të edicionit.

“Jam këtu për t’u thënë se dy ndeshjet e ardhshme do të jenë të fundit për mua te Milani. Jam shumë krenar për gjithçka që kam bërë për Milanin në këto tre vite. Është koha e duhur për ta thënë lamtumirën. Më falni, jam pak i emocionuar, por historia ime me Milanin përfundon këtë vit, por Milani do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”, u shpreh Giroud. Francezi karrierën pritet ta vazhdojë te skuadra amerikane Los Angeles.

37-vjeçari iu bashkua Milanit në vitin 2021 nga skuadra Chelsea për pesë milionë euro.

Në 130 paraqitje me fanellën e ekipit kuqezi, Giroud ka shënuar 48 gola dhe ka bërë 20 asistime. Me Milanin, Giroud ka fituar një titull të kampionit në Itali.