Futboll

Girona fiton me gol të minutës së 99-të

Girona

Sulmuesi Cristhian Stuani ka shënuar gol në minutën e 99-të për t’ia siguruar tri pikë Gironas.

Girona të dielën në shtëpi e mposhti Athletico Bilbaon me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligas.

Stuani u aktivizua në minutën e 93-të dhe në fund shënoi nga penalltia për 2:1. Golin e parë për Gironan e shënoi Yaser Asprilla në minutën e 39-të.

Golin e vetëm të Bilbaos e shënoi Oihan Sancet në minutën e 41-të.

Girona nga nëntë ndeshje të zhvilluara ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të. Bilbao është në vendin e gjashtë me 14 pikë.