Futboll

Girona fiton me gol të minutës së 92-të

Girona

Girona pavarësisht se ka mbetur prapa Real Madridit me pikë, ka vazhduar garën për titull dhe ende nuk është dorëzuar plotësisht.

Girona të dielën në ndeshjen e xhiros së 30-të në La Liga fitoi 3:2 ndaj Real Betisit.

Ukrainasi Artem Dovbyk i shënoi dy golat e parë për vendësit. Fillimisht shënoi në minutën e 36-të.

Willian Jose po ashtu i shënoi dy gola për Betisin.

Shifrat fillimisht i barazoi në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.

Dovbyk më pas shënoi në minutën e 65-të, kurse Willian Jose në të 76-tin.

Cristhian Stuani ia siguroi fitoren vendësve me golin e minutës së 92-të.

Me këtë fitore, Girona tani ka 65 pikë në vendin e tretë, kurse Betisi ka 42 pikë.

Është në kërkim të vendit që dërgon në garat e UEFA-s.