Futboll

Gimenez ia siguron pikët e plota Atleticos në Champions

Atletico Madrid

Foto: Associated Press

Jose Maria Gimenez shënoi një gol të enjten mbrëma. Por goli i tij në minutën e 90-të ishte vendimtar për Atletico Madridin. Skuadra nga Madridi fitoi 2:1 ndaj Leipzigut, në ndeshjen që i takoi xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.

Atletico pësoi herët gol. Në minutën e 4-t, Benjamin Sheshko shënoi golin e epërsisë për Leipzigun, por shpejtë Atleico u kthye dhe barazoi rezultatin. Në minutën e 28-të, Antoine Griezmann shënoi golin e barazimit. Vuajtjes së Atleticos i dha fund, Gimenez, i cili shënoi për 2:1 në minutën e 90-të.


Atletico e Leipzgu shënojnë nga një gol në pjesën e parë

Atletico Madridi dhe Leipzigu kanë shënuar nga një gol në pjesën e parë të ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve. Pjesa e parë u mbyll baras, 1:1.

Leipzigu shënoi i pari nëpërmjet Benjamin Sheshkos në minutën e 4-t.

Por Atalanta u kthye shpejtë dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 28-të.

Golashënues ishte Antoine Griezmann. Kjo ndeshje po luhet në Madrid.