Futboll

Genc Nuza, gjyqtari kryesor i finales së Kupës së Kosovës

Genc Nuza

Gjyqtari kryesor i finales së Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës do të jetë Genc Nuza. Kështu ka vendosur të martën Komisioni i Gjyqtarëve.

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga ora 15:00.

Gjyqtarët anësor do të jenë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Në VAR, gjyqtar do të jetë Alban Shala, kurse në AVAR, Besnik Morina.

LEXO EDHE: