Futboll

Gavi i lumtur pas kthimit nga lëndimi

Gavi - Barcelona

Mesfushori spanjoll, Gavi, i ka munguar skuadrës së Barcelonës për 348 ditë për shkak të lëndimit. Gavi i mungoi Barçës nga 20 nëntori i vitit të kaluar për shkak të një operimi në gju.

20-vjeçari Gavi ishte lënduar gjatë fitores 3:1 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e këtij viti. Ai u kthye të dielën dhe luajti tetë minuta në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Sevillas.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer me ekipin. Unë kam ëndërruar për këtë moment për shumë muaj dhe u jam mirënjohës të gjithëve sepse ata e kanë bërë shumë më të lehtë për mua. Ndihem shumë me fat që jam rikuperuar. Kur sheh të gjithë tifozët dhe shokët e skuadrës të cilët të vlerësojnë aq shumë, ndihesh shumë me fat”, ka thënë Gavi, shkruan të hënën “Reuters”.