Futboll

Gasperini vendos për të ardhmen

Gian Piero Gasperini

Gian Piero Gasperini ka vendosur që të vazhdojë me Atalantan pas triumfit në Ligën e Evropës, ka shkruar “Football-Italia” të shtunën.

Kështu, Napoli do të mundohet që ta bind Antonio Conten të vijë si drejtues i ri i skuadrës.

66-vjeçari Gasperini e fitoi trofeun e parë me “la Dean” të mërkurën mbrëma, kur fitoi thellë 3:0 ndaj Bayer Leverkusenit të trajnerit Xabi Alonso, në finalen e Ligës së Evropës.

Finalja u luajt në Dublin të Republikës së Irlandës.

Gasperini drejtimin e Atalantas e mori në vitin 2016.

Më parë e ka drejtuar të rinjtë e Juventusit, Crotonen, Genoan, Interin, Palermon e Genoan.