Garë shumë e fortë do të jetë deri në fund të edicioneve aktuale në ligat më të forta evropiane.
Në listën me dhjetë futbollistët me më së shumti gola të realizuar, i pari është ai i Barcelonës, Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak ka 32 pikë, pas 16 golave të realizuar në La Liga.
Një gol vlerësohet me dy pikë, shkruan “Football-Italia” të mërkurën.
I dyti është sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, me 30 pikë, ndërsa Harry Kane i Bayern Munichut është i treti me 28 pikë, pas 14 golave të realizuar.