Në fundjavë vazhdon gara e zjarrtë për titull në La Liga. Kanë mbetur edhe dhjetë xhiro deri në fund.
Pas fitores ndaj Osasunas të enjten mbrëma me rezultatin 3:0, Barcelona është shkëputur në tabelë me tri pikë më shumë se përcjellësi i parë, Real Madridi.
Barcelona e trajnerit Hansi Flick ka 63 pikë në krye të tabelës.
Barcelona ndeshjen e radhës e luan ndaj Gironas, të dielën nga ora 16:15. Ndërsa Real Madridi të shtunën në “Santiago Bernabeu” e pret Leganesin. Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 21:00.
Atletico Madridi të shtunën nga ora 16:15 luan në udhëtim tek Espanyoli. Këto ndeshje i takojnë xhiros së 29-të.
Atletico është e treta me 56 pikë, kurse Espanyoli, që po lufton për mbetje në elitë, ka 28 pikë në vendin e 15-të.
Atletico dhe Barcelona do të luajnë në javën tjetër në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Ndeshja e parë në Barcelonë u mbyll 4:4.
Në gjysmëfinalen tjetër luajnë Real Madridi dhe Real Sociedadi. Reali ndeshjen e parë e fitoi 1:0.
Barcelona dhe Real Madridi janë në garë edhe për trofeun e Championsit.
Në çerekfinale, Barcelona do të ballafaqohet me Dortmundin. Ndeshja e parë është më 9 prill. Reali më 8 prill luan në udhëtim tek Arsenali.