Futboll

Galatasaray nuk gabon sërish

Galatasaray

Me fitoren e thellë 5:1 ndaj Eyupsporit, skuadra e Galatasarayt ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit në Turqi. Ndeshja Eyupspor – Galatasaray u zhvillua të dielën, ndërsa i takoi javës së 33-të të Superligës turke të futbollit.

Golin e parë për Galatasarayn e shënoi Roland Sallai në minutën e 29-të. Lucas Torreira në minutën e 56-të shënoi golin e dytë, ndërsa Victor Osimhen në minutën e 71-të ngriti epërsinë në 3:0. Lucas Claro shënoi golin e nderit për vendësit në minutën e 79-të, ndërsa golin e katërt dhe pestë për Galatasarayn i shënoi Alvaro Morata. Për 4:1, Morata shënoi në minutën e 87-të, kurse dy më minuta më vonë për 5:1.

Me fitore, Galatasaray është forcuar në vendin e parë me 80 pikë, pesë më shumë se Fenerbahçe e vendit të dytë. Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe pesë ndeshje.