Futboll

Galatasaray lëshon epërsi prej tri golave

Icardi

Victor Osimhen shënoi dy gola të hershëm për Galatasarayn. Skuadra e madhe turke e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 34-t përmes Mauro Icardit.

Por Galata e lëshoi këtë epërsi për të barazuar 3:3 në fund me Kasimpashan.

Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së shtatë të Superligës turke.

Osimheni shënoi në minutën e 20-të dhe në minutën e 28-të. 

Kthimi i Kasimpashës nisi në minutën e 44-t, kur Mamadou Fall shënoi për 3:1.

Haris Hajradinoviq shënoi nga pika e bardhë në minutën e 83-të, ndërsa asistoi për Nuno da Costa që shokoi tifozët e Galatasarayt me golin e minutës së 95-të.

Galatasaray lëshoi pikët e para këtë edicion. Mbetet lider me 19 pikë. Kasimpasha e fitoi pikën e shtatë.