Futboll

Galatasaray fiton me gol të minutës së 90-të dhe i afrohet titullit

Galatasaray

Galatasaray ka fituar me gol të minutës së 90-të dhe i është afruar titullit të kampionit në Turqi.

Të dielën mbrëma, Galata fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Karagumrukut.

Berkan Kutlu shënoi golin e tri pikëve në minutën e 90-të.

Fatih Karagumruk kaloi në epërsi 1:0 me golin e Ryan Mendesit. Barish Yilmaz në minutat shtesë të pjesës së parë dhe Dries Mertens në minutën e 70-të shënuan për 2:1 në të mirë të Galatës. Për 2:2 realizoi Marcos Alves në minutën e 83-të.

Dy xhiro para fundit, Galatasaray i ka 99 pikë, gjashtë më shumë se Fenerbahçe.

Në xhiron e ardhshme është derbi  i madh Galatasaray – Fenerbahçe. Nëse shmang humbjen, Galata shpallet kampione.

Fitore 3:0 të dielën shënoi Fenerbahçe ndja Kayserisporit.