Futboll

Galatasaray fiton bindshëm, kthehet në vendin e parë

Galatasaray

Galatasaray nuk ka lejuar befasi në ndeshjen në udhëtim ndaj Alanyasporit. Të hënën mbrëma, Galata e fitoi 4:0 ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 32-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Me fitore, Galatasaray është kthyer në pozitën e parë në tabelën e kampionatit turk. I ka 87 pikë, dy më shumë se Fenerbahçe.

Fitorja e Galatasarayt u sigurua vetëm në pjesën e dytë. Barish Alper Yilmaz shënoi në minutën e 56-të dhe të 72-të. Hakim Ziyech realizoi gol në minutën e 61-të, ndërsa në minutën e 83-të shënoi edhe Mauro Icardi.

Prej minutës së 64-t, Alanyaspori luajti me një lojtar më pak në fushë. Leroy Fer u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Fidan Aliti në qendër dhe Florent Hadërgjonaj në krahun e djathtë, kompletuan ndeshjen tek Alanyaspori. Kjo skuadër është e dhjeta me 42 pikë.