Futboll

Gabon Reali, lëshon pikë të rëndësishme

Jude Bellingham

Real Madridi ka lëshuar pikë të rëndësishme në ndeshjen që i takoi javës së 24-t të La Ligas.

Reali të shtunën mbrëma në udhëtim u ndal në barazim 1:1 nga Osasuna.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 15-të me golin që e shënoi sulmuesi francez, Kylian Mbappe.

Nga minuta e 39-të, Reali ishte me një futbollist më pak në fushë. Mesfushori anglez, Jude Bellingham, u ndëshkua direkt me karton të kuq pas fjalosjes që kishte me arbitrin kryesor të ndeshjes, Jose Luis Munuera.

VIDEO: 

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 58-të me golin e shënuar nga sulmuesi Ante Budimir.

Sulmuesi kroat ishte i saktë nga pika e bardhë.

Reali ka 51 pikë dhe është në garë të ashpër për titull kampioni këtë edicion.

Osasuna është në mesin e tabelës me 32 pikë.