Futboll

Futsall, Kosova të premten nis kualifikimet për “Euro 2026”

Perfaqesuesja e Kosoves ne futsall

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e sallës, të premten i nis kualifikimet për Evropianin e vitit 2026, që do të organizohet në Letoni e Lituani.  Kosova ndeshjen e parë e luan në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë, çerekfinalistes së Evropianit 2022. 

Ky ballafaqim nis në orën 15:00.  Në ndeshjen tjetër të Grupit 10 takohen Bullgaria e Franca. 

Më 17 dhjetor, Kosova luan ndaj Bullgarisë prej orës 20:00. 

Ndeshjet tjera, Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, i luan në janar, shkurt e prill të vitit të ardhshëm. 

Fituesit e dhjetë grupeve të fazës kualifikuese “Main Round”, kualifikohen në Evropian, ndërsa tetë skuadrat më të mira të vendit të dytë luajnë në plejof. 

Përzgjedhësi Ramadani e mori drejtimin e Kosovës në futsall më 3 shkurt të vitit të kaluar. 

Debutoi me barazimin 3:3 ndaj Holandës në kualifikimet për Botërorin 2024. 

Në një turne në Poreç të Kroacisë pati një humbje nga Sllovenia e një barazim me Malin e Zi, ndërsa nga një fitore në miqësore arriti ndaj Arabisë Saudite, Hungarisë e Letonisë. 

Me Hungarinë e Letoninë e ka edhe nga një barazim në miqësore, ndërsa është mposhtur nga Kroacia.