Futbollistja Endrina Elezaj është larguar nga Mitrovica pas shtatë vjetësh. Ajo ka njoftuar se i është bashkuar skuadrës së njohur kroate, Dinamo Zagreb.
"Nga sot nuk do të jem më pjesë e familjes së madhe të KFF Mitrovica, e cila për këto 7 vite sa isha pjesë e këtij ekipi, ishte sikur familja ime e dytë. Desha të falënderoj për këto vite të mrekullueshme kryetarin e klubit, Hajrullah Haxhiu, i cili ishte i pakompromis në zhvillimin e klubit tonë dhe gjithmonë na mbështeste neve vajzave të ekipit. Po ashtu falënderoj drejtorin Adnan Ademi, i cili ishte çdo herë i palodhur dhe i gatshëm për neve, trajnerin Seid Onbashi dhe bashkëlolëtaret e mia, me të cilat kemi kaluar vite të bukura, emocione të paharrueshme dhe suksese të jashtëzakonshme", ka shkruar Elezaj.
"Nga sot karrierën do ta vazhdoj në Kroaci, në ekipin e Dinamos së Zagrebit, ku shpresoj të paraqitem sa më mirë dhe të krijoj suksese të reja".