Futboll

Futbollisti i Ferizajt, më i miri i xhiros

Edon Sadriu

Futbollisti i Ferizajt, Edon Sadriu është shpallur më i miri i xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës, ka njoftuar FFK-ja të hënën.

Përzgjedhjen e ka bërë një komision i veteranëve të futbollit, i caktuar nga FFK-ja.

Është vlerësuar se Sadriu për 84 minuta ishte më i dobishmi në fitoren 2:1 të Ferizajt ndaj Gjilanit. Ai shënoi gol në fitore.

“Ndeshja me Gjilanin ka qenë shumë e mirë fal stafit të trajnerëve, të cilët e kanë analizuar shumë mirë lojën e kundërshtarit. Gjatë javës, gjithçka që kemi punuar e kemi paraqitur në fushë ndaj një skuadre të mirë si Gjilani. Atmosfera në klub është shumë e mirë, ndonëse para disa javësh nuk ka qenë gjithmonë pozitive, pasi na mungonin rezultatet. Por unë, si kapiten, së bashku me stafin e trajnerëve, kemi mbajtur ekipin të bashkuar dhe kemi arritur të kalojmë këtë krizë duke siguruar dy fitore radhazi”, ka thënë Sadriu.