Futboll

Futbollistet e Kosovës U19 barazojnë me Malin e Zi

Kosova U19

Ka përfunduar pa gola miqësorja e dytë e futbollisteve të Kosovës U19 me ato të Malit të Zi. 

Ndeshja u zhvillua të premten në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. 

Kosova U19 të mërkurën e fitoi miqësoren e parë ndaj Malit të Zi me rezultatin 1:0. 

Dy miqësoret shërbejnë për përgatitje për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit të ardhshëm.