Futboll

Futbollistet e Barcelonës e fitojnë Ligën e Kampionëve

Barcelona (femrat)

Futbollistet e Barcelonës e kanë fituar Ligën e Kampionëve për herë të dytë radhazi.

Të shtunën, Barcelona në stadiumin “San Memes” arriti fitore me rezultat 2:0 ndaj Lyonit. Golin e parë e shënoi mesfushorja Aitana Bonmati në minutën e 63-të.

Në minutën e 95-të, spanjollja Alexia Putellas realizoi për 2:0.

Sezonin e kaluar futbollistet e Barcelonës e mposhtën skuadrën gjermane Wolfsburg me rezultatin 3:2, në finalen e Ligës së Kampionëve.